Më 28 nëntor në qendër të qytetit të Gjilanit vendoset shtatorja e re e heroit të kombit, Agim Ramadani

Ramush Haradinaj: Komandanti i Brigadës 118 të Zonës Operative të Dukagjinit, Agim Ramadani nderoi mbarë kombin shqiptar

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj,  duke përkujtuar 25-vjetorin e rënies së luftëtarit dhe heroit, Agim Ramadanin. Haradinaj deklaroi se Komandat Katana, ka nderuar Dukagjinin, Kosovën, e mbarë kombin shqiptar. Ndër protagonistët kryesorë të Betejës së Koshares gjithsesi është emri i një luftëtari të vërtetë e me virtyte të larta. Agim Ramadani, strategu që shkuli gurin e kufirit që ndante shqiptarët, emër ky që u bë tmerr për armikun”, ka shkruar Haradinaj. Shumë luftëtarë ranë në fushën e nderit nën emrin e brigadës që barti emrin e tij e shumë të tjerë i lanë gjymtyrët në kufirin shqiptaro-shqiptar. Agimi nga Zhegra e Gjilanit, e nderoi Dukagjinin, Kosovën e mbarë kombin shqiptar”, tha mes tjerash,Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …