Marrëveshja e mundshme për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francezë, Rafale, nga Serbia, do të kushtëzohet nga Franca

Marrëveshja e mundshme për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francezë, Rafale, nga Serbia po kushtëzohet nga Franca. Kompania prodhuese franceze, Dassao Aviasion, aktualisht refuzoi të diskutojë për një shitje të mundshme të avionëve në Serbi, edhe  pse shitja  mund të sjellë 3 miliardë euro. Franca dëshiron të sigurohet për zhvillimet politike në Serbi para se të finalizojë blerjen. Serbia ka shfaqur një rritje të dukshme në blerjet e armëve, duke përfshirë pajisje europiane, kineze dhe ruse. Buxheti ushtarak serb është trefishuar në vitet e fundit, duke arritur në 1.4 miliardë euro në vitin 2023. Kjo shifër është më e lartë se buxhetet e kombinuara të pesë vendeve të tjera të Ballkanit. Megjithëse Serbia e ka dënuar agresionin rus në Ukrainë, ajo nuk është bashkuar me sanksionet perëndimore. Lidhjet e ngushta të kreut të shtetit serb me Vladimir Putin dhe blerjet e vazhdueshme të armëve nga Rusia dhe Kina janë faktorë që shqetësojnë Francën.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …