Vucic

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se biseda për Kosovën me emisarin e BE-së M. Lajçak, ka qenë e vështirë

Kryetari i Serbisë,  Aleksandar Vuçiq, deklaroi se biseda për Kosovën me emisarin e BE-së Miroslav Lajçak, ka qenë e vështirë. Situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar. Gjithmonë kam nevojë për një ose dy ditë për të menduar se çfarë do të thosha dhe çfarë mund të bëjmë, tha Vuçiq në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve. Ndërkohë, emisari Lajçak tha se në takim me Vuçiqin ka  biseduar mbi procesin e dialogut dhe takimin e ardhshëm që do të kenë kryenegociatorët. Unë  fola edhe me kryetarin  e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për hapat e ardhshëm në dialog dhe për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve, si dhe zhvillimet rajonale. Theksova nevojën për progres urgjent në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, shkroi Lajçak.

 

Kontrolloni gjithashtu

I mandatuari për kryeministër, Albin Kurti e nis fjalimin me ankesa për partitë tjera politike

Me mbi një orë vonesë, ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës e cila është …