Nga hapja e vendvotimeve e deri në ora 11.00, në katër komuna kanë votuar 85 qytetar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e dytë për mbarëvajtjen e  procesint të votimit në katër komunat në veri për shkarkimin e kryetarëve. Nga deklaratat e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi u mësua se që nga hapja e vendvotimeve e deri në ora 11.00, në katër komuna kanë votuar 85 qytetar. “Sipas të dhënave në këto katër komuna numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 11:00 është si vijon: Leposaviq 46 votues, Zubin Potok 7 votues, Zveçan asnjë votues, në veri të Mitrovicës 32 votues”, tha ai në mes tjerash.  Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ju bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë nëse janë pro apo kundër shkarkimit të kryetarëve në katër komunat në veri.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …