Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Tomash Szunyog: Rruga e Kosovës drejt BE-së, kalon përmes dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Szunyog, ka adresuar çështjen e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian në Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Në këtë forum, Szunyog ka folur për rëndësinë e dialogut të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, si rrugë kryesore për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në BE. Ai ka theksuar se të ardhmen e Kosovës e sheh në Bashkimin Evropian dhe se BE është e gatshme të ndihmojë Kosovën në procesin e integrimit dhe përfitimit nga mundësitë që ofron ky proces. Szunyog ka nënvizuar se për të përshpejtuar këtë proces, Kosova duhet të bëjë progres të prekshëm në fusha të tilla si sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, ekonomia dhe funksionimi i institucioneve demokratike. Ai ka bërë thirrje për implementimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit me Serbinë dhe Aneksin e Zbatimit të saj pa asnjë vonesë apo parakushte, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për përparimin e Kosovës drejt BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …