leoni

Besnik Tahiri: Formimi i Asociacionit nuk është kusht për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Grupit Parlamentar të  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është kusht për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës. Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Tahiri, ka kërkuar nga qeveria Kurti të këtë kujdes në këtë çështje. Ajo që mund të them është kjo se raporti i raportueses për Kosovën e saktëson saktë që Kosova i ka përmbushur kushtet dhe ftesën duhet ta merr në maj. Mendoj se Kosova e meriton kërkesën për të qenë anëtare e KE. Asociacion në këtë mes nuk është kusht. Qeveria duhet të ketë kujdes që anëtarësimi i Kosovës është paradhoma e anëtarësimit euroatlantik. Ne si opozitë nuk kemi komunikime me deputetë. E shohë që ka një presion serioz ndaj Kosovës në raport me këtë temë. Raporti i Bakoyannis nuk e kushtëzon anëtarësimin e Kosovës me themelimin e Asociacionit”, ka thënë ai. Ndërsa sa i përket Projektligjit për Kodin Civil, Tahiri ka thënë se AAK-ja do të jetë kundër.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …