Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën e Qafë Mullarit, heroin e kombit, Ilaz Kodra dhe martirët e Drenicës

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Betejën e Qafë Mullarit dhe heroin e kombit, Ilaz Kodra. Ai ka thënë me këtë rast se në atë betejë ishte bashkë me Ilaz Kodrën, Fehmi e Xhevë Lladrovcin, Abedin Rexhën e luftëtarë tjerë. Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama. Në atë betejë, isha bashkë po ashtu me Fehmi e Xhevë Lladrovcin, Abedin Rexhën, Ali Ahmetin, Ramiz Lladrovcin, Gani Ramën, Selim Krasniqin dhe Emrush Xhemajlin. Që nga ajo ditë jo vetëm që fitova respektin për Ilazin por kishim besim të madh se Ilazi do të bëhet shtyllë e luftës çlirimtare. Ashtu edhe ndodhi, ai luftoi heroikisht deri në rënien heroike në vendin e tij të dashur, në Drenicë, me bashkëluftëtarët e tij trima. Në këtë datë kujtojmë po ashtu, dëshmorët dhe martirët e rënë në Vërboc, Shtuticë, Tërstenik, Dashec, Baks, Gllobar dhe fshatrat përreth. Në këto treva, shpirti i qëndresës është i përjetësuar. Ato mbesin në kujtesën historike si simbole të guximit dhe përkushtimit për Atdheun. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

PDK i jep goditjen finale Kurtit: Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi se PDK nuk do të marrë …