Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Kurti nuk dëshiron zgjedhje pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë  se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qëllim të organizojë zgjedhje të jashtëzakonshme, sidomos tani pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Haziri ka komentuar se deklaratat e Kurtit janë manipuluese, duke theksuar se ai ka frikë nga zgjedhjet, veçanërisht pas raportit që konfirmon shqetësimet e LDK-së dhe qytetarëve të Kosovës për korrupsionin serioz, ndikimin në gjyqësor dhe kërcënime ndaj gazetarëve. Ai ka thënë se në këtë rast kritik, Kurti do të përpiqet të shtyjë zgjedhjet deri në kufirin ligjor, ndërsa LDK është e gatshme për zgjedhje në çdo kohë. Haziri ka propozuar që Kurti të dorëhiqet dhe të organizohen zgjedhje, duke lejuar qytetarët të shprehin vullnetin e tyre, duke e cilësuar Kurtin si një person që nuk mund të viktimizohet më.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Edhe pas ditës së pestë të vendimit për sanksione ndaj Kosovës, liderët shtetërorë po vazhdojnë të heshtin

Vlora Çitaku: Ligji për Specialen do të rishqyrtohet brenda katër javësh, zotimin do ta çojmë deri në fund

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka këmbëngulur …