leoni

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek Ministria e Arsimit e në drejtim të objektit të Qeverisë së Kosovës. Protestës së organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit iu kanë  bashkuar edhe krerët e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Ata kanë mbartur pankarta ku shkruhej: “Kërkojmë të ngritët vlera e koeficientit”, “Duam dialog social”, “Qeveri respekto pensionistët”. Pas marshimit, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari deklaroi se qeveria po i ik dialogut dhe se do të detyrohen për veprime tjera sindikale. Sindikalisti Arif Elezi ka potencuar kërkesat që kanë për qeverinë, ku mes tjerash u kërkua nga qeveria që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pagesën e përvojës së punës edhe për 15 vitet e para të punës. Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi tha se kryeministri Albin Kurti nuk po i9 përmbush premtimet e dhëna në fushatë.

Kontrolloni gjithashtu

Bernard Kushner

Anulohen ngjarjet e planifikuara për vizitën e Dr. Bernard Kouchner në Kosovë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se vizita e planifikuar e Dr. Bernard Kouchner në Kosovë …