Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku. Se kush ua shkruan apo ku i marrin ato shkrime, që i lexojnë  nuk është shumë me rëndësi, sepse  i dinë të gjithë ata që duhet t i dinë, por me rëndësi është që vazhdimisht të jenë në mesin e familjarëve dhe të pjesëmarrësve në manifestime, me qëllim për ta shprehur “patriotizmin” e tyre, me qëllim për të fituar vota, me qëllim për t u paraqitur trima që do ta mbrojnë Kosovën nëse ajo rrezikohet. Ata e lavdërojnë Ilaz Kodrën por nuk i përmendin emrat e bashkëluftëtarëve të tyre  më të ngushtë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,  Sami Lushtaku, e lavdërojnë dhe i përkulen  shtatores  së Luan Haradinajt, po nuk e përmendin vëllezërit e tij,  Ramushin, as Dautin, e kështu me radhë. Kjo përpjekje e bërë me qëllim të popullarizimit të figurave të  veta  është thjesht para-propagandë, dhe jo  dhembje, as respekt shpirtëror, por respekt improvizues, vetëm e vetëm për të fituar elektorat, atje ku nuk kanë fare. Si mund të besohet përkushtimi i tyre i shtirosur kur ata nuk u përmendin as emrat e krerëve të luftës që ndodhen,  në Hagë. Si mund t i besohet përkushtimit të  Albin Kurtit, kur me fjalë më të zgjedhura sesa për Adem Jasharin e Ilaz Kodrën, shprehet për kriminelin, Oliver Ivanoviq. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …