Menduh Thaci

Menduh Thaçi: Përplasja me Albinin ka qenë vetëm në interes të mbrojtjes së interesit të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, shpreh qëndrimin e tij në lidhje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke theksuar se nuk ka asnjë tension personal midis tyre. Thaçi pohon se përplasja e tyre ishte vetëm për të mbrojtur interesat e Kosovës. Unë e dija se këtu nuk arrin sukses, por isha i vetëdijshëm se në Kosovë mund të ketë pasoja të mëdha. Edhe s’dua ta vazhdoj polemikën me të, po të jeni të sigurt, jo që s’flet tash kryeministri, po ai e di mirë se si duhet të zhvillohet situata. Do pajtohem shpejt unë me Albinin se s’kam hatërmbetje. Në lidhje me Maqedoninë, Thaçi shprehet se Serbia po mundohet të përfitojë në politikën e saj duke shtyrë përpara dorën e saj të zgjatur, por thekson se Fronti Evropian do të kundërshtojë këtë përpjekje dhe do të ndalojë Serbinë. Këtu se kam fjalën për shqiptarët se më hipin në qafë masanej’ këta të ‘VLEN’-it, Fronti i bllokon, apo ia këput dorën Serbisë në këtë drejtim”, Saktësoi Menduh Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Lajçak

Miroslav Lajçak: Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë në procese të ndryshme të pranimit në BE

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka marrë pjesë aktive në Konferencën e …