Guillaume Ancel: Lufta në Bosnjë dhe Hercegovinë mund të ishte ndaluar, por Franca mbështeti agresorin

Rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë, politikanët serbë e konsiderojnë damkosje kolektive të popullit të tyre

Një rezolutë  e paraqitur  në OKB për gjenocidin në Srebrenicë, politikanët serbë e konsiderojnë si një damkosje kolektive të popullit serb. Simbolika ishte kërcënuese: Millorad Dodik, lideri i serbëve boshnjakë dhe president i Republikës Serbe, pjesës së dominuar nga serbët në Bosnje-Hercegovinë bëri të ditur në prani të përfaqësuesve nga qeveria e Beogradit, se ai nuk sheh më  ndonjë kuptim të mbetet në Bosnje”.  Ruanda dhe Gjermania kanë sjellë në Kombet e Bashkuara një rezolutë, mbi bazën e së cilës Asambleja e Përgjithshme e OKB do ta deklarojë 11 korrikun, si ditën e përkujtimit ndërkombëtar të gjenocidit në Srebrenicë. Përfaqësues nga Serbia dhe Republika Serbe janë ngritur ashpër kundër rezolutës, që ata e konsiderojnë si damkosje kolektive të popullit serb. Pasi ai deklaroi, se boshnjakët që janë më shumë se 50% e territorit në Bosnje-Hercegovinë duhet të jetojnë në 25% të territorit, ai paralajmëroi, se në rast të pranimit të rezolutës, opsioni i vetëm është ndarja paqësore nga Bosnje-Hercegovina. Njerëzit në Republikë  janë të zemëruar dhe nuk do të pranojnë të jetojnë me myslimanët boshnjakë.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …