Prej ditës së nesërme ndalohet përdorimi i dinarit serb në pagesat me para të gatshme në Kosovë, sipas një vendimi të BQK-së

Ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore, lidhur me përdorimin e së dinarit serb, në Kosovë

Ka përfunduar  periudha transitore e Bankës Qendrore, lidhur me përdorimin e së dinarit serb, në Kosovë, në kohën kur  pritet të mbahet një takim i radhës mes kryenegociatorëve të dy palëve, ku pritet të diskutohet për modalitetin se Serbia do t’i dërgojë paratë komunitetit serb. Në ëtë javë, në Bruksel pritet të mbahet takimi i radhës. Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur të pajtohen për çështjen e dinarit serb, i cili u ndalua në Kosovë, as pas tetë takimeve në Bruksel, të cilët e akuzuan njëri-tjetrin për mungesë vullneti për të gjetur një zgjidhje. Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës ka miratuar rregulloren e re për Operacionet me Paratë e Gatshme, e cila tashmë ka hyrë në fuqi. Sipas saj, valuta e vetme që lejohet të përdoret për kryerje të transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Kosovë është euro.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …