leoni

Ambasada gjermane, thotë se Kosova është dashur ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese para takimit të Këshillit të Evropës

Ambasada gjermane, në Prishtinë. ka sqaruar për Radion Evropa e Lirë se Kosova është dashur ta dërgojë draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese para takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Sot ministrja për Punë të Jashtme, Donika Gërvalla, tha se ka njoftuar Këshillin e Evropës se Qeveria po përgatit një draft-statut për Asociacionin, të cilin mëton që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim deri në fund të majit. Në letër, ministrja Shvarc tha se me këtë Kosova ka përmbushur kërkesën e vendeve anëtare të Këshillit që kushtëzuan pranimin në këtë organizatë me themelimin e Asociacionit.  Komiteti i Ministrave po takohet në Strasburg më 16 dhe 17 maj. Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, tha  se nuk pret që Kosova të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 17 maj, ku do të mund të votohej për pranimin e saj në këtë organizatë.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …