Mërgim Lushtaku: Serbia po mundohet të paraqitet neutrale dhe po tolerohet si nga BE-ja ashtu edhe nga Amerika

Mërgim Lushtaku: Nuk ka koordinim rreth përgatitjes së projekt-statutit të Asociacionit për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se ekziston një moskoordinim ndërinstitucional sa i përket përgatitjes së draft-statutit të Asociacionit për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Lushtaku ka përmendur letrën e kryediplomates Donika Gërvalla, e cila ia ka dërguar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në të cilën është thënë se qeveria është duke përgatitur një draft-statut të Asociacionit për ta dërguar në Kushtetuese. Ky fakt shpërfaq një thyerje ndërmjet presidencës dhe qeverisë që është në “dëm të Kosovës”. “E kemi parë edhe një papajtueshmëri e institucioneve, kemi parë edhe një deklaratë nga zyra e presidencës ku ka qortuar edhe vetë të paren e diplomacisë së Kosovës nga qeveria dhe këtu po tregon se ka një thyerje dhe moskoordinim në këtë pjesë dhe kjo nuk i bën mirë Kosovës”, ka thënë Lushtaku, duke shtuar se letra e Gërvallës është më shumë për politikë ditore.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …