Gabriel Escobar: Është dashur të insistohet më shumë në zbatimin e Asociacionit, sesa në afrimin e Kosovës e Serbisë

I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është cituar të ketë deklaruar se është dashur të insistohet më shumë në zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sesa në afrimin e Kosovës dhe Serbisë. “Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në vend se të lehtësonim afrimin e të dyja palëve sepse në disa raste ne kemi vërejtur se ka pasur vullnet në të dyja palët”, tha Escobar në një intervistë për Qendrën e Evropës në Këshillin e Atlantikut. I pyetur nëse prioritizimi i Asociacionit ka qenë strategjia më efektive, Escobar tha se kjo çështja e zbatimit të Asociacionit është më e vështira. “Prandaj, ishte e rëndësishme që Kosova të sinjalizonte vullnetin e saj për të adresuar çështjen e minoriteteve, minoritetit serb brenda kufijve të saj. Kjo është e rëndësishme”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Shtuni: Kosova duhet të ndryshojë qasje ndaj SHBA-së dhe të dalë nga vetë-hipnoza politike

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë, Adrian Shtuni, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në …