Kisha serbe

Kanë filluar gërmimet për varrezën e dyshuar para kishës serbe të Millosheviqit, në Prishtinë

Kanë filluar gërmimet për varrezën e dyshuar para kishës serbe të Millosheviqit, në Prishtinë. Departamenti i Mjekësisë Ligjore ka filluar gërmimet afër kishës serbe, që gjendet në pronat e  Universitetit të Prishtinës. Drejtori i këtij departamenti, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se ka dyshime se bëhet fjalë për viktima të përkatësisë shqiptare. Në punimet që po kryhen do të jetë i pranishëm edhe delegacioni nga Serbia, i cili ka ardhur me qëllim  për të përcjellë zhvillimet. Punimet do të zhvillohen brenda dy ditëve dhe nëse gjenden mbetjet mortore, punimet e makinerisë së rëndë do të pushojnë, ka thënë Gërxhaliu, “për t’i përshtatur një tjetër formë të punimeve”.

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Arlinda Zekaj kërkoi ndihmë, por nuk arriti të kthehej e qetë te djali i saj

Natyra Kuçi, shoqe e Arlinda Zekajt, ka rrëfyer përpjekjet e saj për të gjetur siguri …