Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza është takuar me bashkëkombësit tanë në Zvicër

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza është takuar me bashkëkombësit tanë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër. Ai ka vlerësuar lart rolin dhe kontributin e tyre dhe ka theksuar se diaspora është shtyllë e pamohueshme ekonomike dhe mbështetës në rrugën e pakthyeshme evropiane të Kosovës. “Të rinj e të reja dhe familjarë që lanë Kosovën në rrethana të ndryshme, duke u ndarë në dysh me pjesën tjetër për një jetë më të mirë, sot janë zëri ynë në botë, janë edhe shtyllë e pamohueshme ekonomike dhe mbështetës në rrugën e pakthyeshme evropiane të Kosovës. Krenar me historitë e suksesit që ata na e tregojnë çdo ditë dhe me mbështetjen e pakursyer për vizionin tonë, për ta drejtuar vendin, drejt një të ardhme, që secili e meriton dhe kërkon!” ka shkruar kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …