Igor Kalbukov: Nëse Bosnjë-Hercegovina vendos të bëhet anëtare e NATO-s në rastin e Ukrainës, treguam se çfarë ndodh

Propozimi i Republikës Serbe për t’u ndarë nga Bosnja e Hercegovina, është i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Sarajevë ka thënë të premten se propozimi i Qeverisë së Republikës Serbe për t’u ndarë nga Bosnja e Hercegovina, është i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm dhe se një gjë e tillë “nuk do të nënkuptonte pavarësi, por fund për Republikën Serbe. Millorad Dodik  ka njoftuar se në 30 ditët e ardhshme do të krijojë një marrëveshje që do t’i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për “ndarje paqësore”. Republika serbe bëri këtë propozim gjatë një mbledhjeje të mbajtur në prag të seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku është miratuar rezoluta që e shpall 11 Korrikun, Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë. Ambasada amerikane ka thënë se ky propozim është në mospërputhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe se “e vë në rrezik sovranitetin dhe integritetin territorial dhe karakterin shumetnik të Bosnjës,  është thënë në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Halil Kastrati dhe Bekim Jashari bashkojnë zërin për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

Halil Kastrati dhe Bekim Jashari bashkojnë zërin për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

Halil Kastrati dhe Bekim Jashari kanë përcjellë një mesazh të përbashkët për shqiptarët e Preshevës, …