leoni

Komuna e Vitisë rrit intensitetin e punës në realizimin e projekteve të kanalizimit në disa lokalitete

Në kuadër të zhvillimit të punimeve për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka bërë me dije që në shumë lokalitete po kryhen punë intensive në rregullimin e kanalizimeve si në rrugën “Safet Rexhepi”, mbrapa ETC-së në Viti, në lagjen “Delia” dhe lagjen “Toplana” në Beguncë.  Në takimin me inxhinierët dhe mbikëqyrësit e këtyre projekteve, kryetari Haliti theksoi se  shumë shpejt do të filloj rregullimi i kanalizimit edhe në fshatin Devajë. Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë në vazhdimësi po punon edhe në shumë projekte të tjera gjithnjë në të mirë të gjithë qytetarëve vitias.

Kontrolloni gjithashtu

DITA 2 e Hardh Festit në Rahovec u përshkrua me aktivitetet ditore tradicionale dhe koncertin e madh

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka shkruar në profilin e tij në …