Ka filluar projekti i sinjalizimit të rrugës Viti – Pozheran

Ka filluar projekti i sinjalizimit të rrugës Viti – Pozheran. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti u shpreh se institucionet komunale çdo ditë po punojnë që qytetarët të kenë kushtet dhe siguri të nevojshme  dhe se shenjëzimi i kësaj rruge përveç që ndihmon orientimin, është i rëndësishëm edhe për të gjithë pjesëmarrësit e trafikut. Në këtë rrugë janë vendosur vendkalimet e këmbësorëve për qytetarët dhe janë vendosur vijat për ngasësit e automjeteve që qarkullojnë përgjatë kësaj rruge. Sinjalizimi i rrugëve apo vendosja e vendkalimeve, pos që do të  rrit sigurinë e këmbësorëve, gjithashtu do të shërbej për kufizimet për vozitësit e automjeteve.

Kontrolloni gjithashtu

DITA 2 e Hardh Festit në Rahovec u përshkrua me aktivitetet ditore tradicionale dhe koncertin e madh

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka shkruar në profilin e tij në …