Homazhe në nderim të 25 vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve Ibrahim Mazreku, Kujtim Krasniqi, Ejup Kryeziu dhe Milaim Beha

Në Kleçkën e pathyeshme, kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, bashkë me kryetarin e NISMA-së  Fatmir Limaj, përfaqësuesit e OVL-UÇK, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë dhe bashkëpunëtorë, bënë homazhe në nderim të 25 vjetorit të rënies heroike të heroit të kombit, Ibrahim Mazreku – TORNADO, me shokët e tij, dëshmorët; Kujtim Krasniqi, Ejup Kryeziu dhe Milaim Beha. TORNADO së bashku me shokët e tij dëshmorë, ishin shëmbëlltyra më e mirë e përpjekjeve dhe sakrificës për lirinë e çlirimin e vendit tonë. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit, ka thënë me këtë rast kryetari Kastrati.

May be an image of 4 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Ramosaj në 7-vjetorin e vdekjes së Ilmi Haradinajt: Njeriu që mishëroi qëndresën, urtinë dhe dinjitetin shqiptar

Të martën me 17 qershor, në 7-vjetorin e vdekjes, strukturat komunale të Deçanit prirë nga …