Diskutohen çështje të shumta sa i përket personave në nevojë ne Komunën e Ferizajit

Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e tretë e rregullt e Komitetit konsultativ për personat me nevoja të veçanta. Anëtarët e këtij komiteti kanë biseduar çështje me rendësi e njëra ndër to ishte edhe rregullimi i infrastrukturës në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Ata kanë thënë se rrugë të tilla janë shumë të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara, ndërsa kanë kërkuar që edhe rrugët tjera të rregullohen. Po ashtu kërkuan që ashensori në objektin  e Komunës së Ferizajt, të rregullohet sa më parë. U diskutua edhe për ndërprerjen e fondeve për shërbime sociale për fëmijë me nevoja të veçanta.

Kontrolloni gjithashtu

Gjithandej në komunën e Deçanit, punimet po ecin me intensitet të lartë!

Në komunën e Deçanit, me intensitet të shtuar po zhvillohen punimet në në infrastrukturën rrugore. …