Burim Ramadani

Burim Ramadani: Të dyshuarit për spiunazh synonin diskreditimin e masakrës së Reçakut

Burim Ramadani, ish-shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, ka theksuar se dy të dyshuarit për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, kanë bërë përpjekje  të përfshijnë në komunikim edhe ish-diplomatin amerikan William Walker. Qëllimi i tyre ishte diskreditimi i historisë së vërtetë mbi Masakrën e Reçakut. Operacioni i shërbimit sekret serb ka qenë tepër i detajuar dhe i avancuar. Oficeri serb, që ka jetuar një periudhë në Ferizaj dhe tashmë jeton në Serbi, udhëhiqte këtë pjesë të operacioneve kundër Kosovës. Ai bashkëpunonte me këta dy persona, të cilët nuk e njihnin njëri-tjetrin dhe punonin me zyrtarë të ndryshëm serbë, por me të njëjtin qëllim: rrëzimin e së vërtetë të Masakrës së Reçakut.  Burim Ramadani shtoi se dyshohet që në këtë operacion është planifikuar edhe komunikimi me William Walkerin, i cili ka dhënë alarmin botëror për Masakrën e Reçakut, për të rrëzuar versionin e tij të ngjarjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …