Lulzim Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha reagoi kundër vendimit të Gjykatës së Apelit e cila vendosi t’i japë vulën e partisë Sali Berishës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi kundër vendimit të Gjykatës së Apelit e cila vendosi t’i japë vulën e partisë Berishës, ndërsa u pyet nga gazetarët para mbledhjes së Kryesisë. Basha u shpreh se nuk komenton vendimet e gjykatave por ajo që e lidh me njerëzit nuk janë titujt apo karriget. “Shqipëria meriton më shumë dhe do të ketë më shumë”, theksoi ai. “Ky është dhe një standard i mi, i yni si Parti Demokratike, për të cilin kemi deklaruar që do të përmbahemi edhe në rastin e vendimit të gjykatës së Apelit. Në fund të fundit, këtë betejë as nuk e kemi nisur dhe as nuk e vazhdojmë për logo, për vulë apo për karrige, tha Lulzim Basha.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …