AAK

AAK: Qeveria të mos i fshehë dështimet e saj por t’i ndalë mashtrimet ndaj qytetarëve

Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mos i ndërlidhë situatat e dështuara të saj në mes të Forcave të Armatosura të Kosovës, Asociacionit të Komunave Serbe dhe Demarkacionit, si gjoja kusht që të këto tri çështje të ndërlidhen mese veti. Qeveria, nuk duhet të fshehë dështimet e saj, por duhet t’i ndalë mashtrimet ndaj qytetarëve të Kosovës.  Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë, i AAK –së, kërkon me ngulm, që FAK-u, përkatësisht Ushtria e Kosovës të konsiderohet prioritet strategjik, i ndarë nga çdo përpjekje për ta manipuluar apo kamufluar me situata të tjera dhe si prioritet strategjik- nacional  për Kosovën, të realizohet përpara çdo lloj nisme në Kuvend dhe menjëherë të veprohet në themelimin e tij, thuhet në mes tjerash në komunikatën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për medie.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …