Ukraine

Dhjetëra liderë botërorë po shpresojnë se do të arrijnë pajtim për ta dënuar pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia

Dhjetëra liderë botërorë të mbledhur në Zvicër shpresojnë se do të arrijnë pajtim për ta dënuar pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia, në ditën e dytë dhe të fundit të samitit për paqe më 16 qershor. Radio Evropa e Lirë njofton se në mesin e pjesëmarrësve në këtë samit është edhe nënpresidentja amerikane Kamala Harris, kancelari gjerman Olaf Scholz, dhe presidenti francez Emmanuel Macron. Duke folur para pjesëmarrësve në këtë samit, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është cituar të ketë thënë se ne “kemi arritur sukses në rikthimin e idesë se përpjekjet e përbashkëta mund ta ndalin luftën dhe të sjellin paqen”. Gjatë ditës së sotme në këtë samit për paqe, përveç tjerash pritet të vendoset se kush do të jetë vendi nikoqir i konferencës së ardhmes. Besohet se Arabia Saudite është njëra prej kandidateve kryesore.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …