leoni

Vlora Çitaku

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, kërkon hetim për bisedën e Mimoza Kusarit me terroristin, Millan Radojçiq

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar hetim nga organet e rendit për bisedën e shefes së deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, me Milan Radojçiqin, një terrorist dhe  kriminel lufte në kërkim. Vlora Çitaku ka shprehur dyshime se kjo bisedë është zhvilluar pa dijen dhe pëlqimin e Kryeministrit Kurti. Publikimi i përgjimeve ka shpërfaqur brutalisht shkallën e lartë të hipokrizisë së kësaj partie. Institucionet e rendit duhet ta hetojnë si është e mundur që shefja e GP të partisë në pushtet të diskutojë me një njeri që është në kërkim dhe në listën e zezë të SHBA-ve. Imagjinoni për çështje si paga minimale apo për veteranët e UÇK-së, me një kriminel në kërkim. Duhet të ketë hetim dhe organet e rendit duhet të veprojnë shpejt. Biseda duhet të shpaloset e plotë për të kuptuar saktësisht shkallën e koordinimit dhe temat e diskutuara,” ka deklaruar Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …