Kryetari i Komunës të Lipjanit, Imri Ahmeti tha se ndarja buxhetore më shumë për disa komuna, e për disa më pak, është e tejdukshme

Ahmeti: Kurti po prish raportet e ndërtuara me shumë mund e vite me radhë me aleatët

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit, Albin Kurti. Ai ka shfaqur habinë e tij se si me kaq lehtësi, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti po i prish ose rrezikon raportet me shtetet aleate, të cilat janë ndërtuar me shumë mund përgjatë viteve. “Definitivisht nuk na vjen mirë që jemi në këtë pozicion politik në raportet ndërkombëtare. Polarizimet e brendshme në shoqërinë tonë dhe polarizimet në regjion e në nivel ndërkombëtar, janë si duket një ndër kartat që e mbajnë më së shumti në jetë këtë qeverisje. Këto tendenca që raportet të shkojnë në vazhdimësi duke u keqësuar, nuk besoj që i bëjnë hajër këtij vendi dhe do të jetë vështirë e mundur dhe kohë e gjatë pune për të rikthyer një raport të tillë çfarë e ka pasur vendi ynë:” ka thënë mes tjerash, sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …