Gjatë qëndrimit në Kosovë, gjenerali, Wesli Klark është pritur edhe kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza

Gjatë qëndrimit në Kosovë, gjenerali, Wesli Clark është pritur edhe kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. “Në mëngjesin e kësaj të diele e prita heroin e madh amerikan të Kosovës, gjeneralin Wesley Clark. Duke e ndier thellësisht dhimbjen tonë, duke e parë sakrificën popullore për liri, gjenerali Clark në vitin 1999 ishte shpresë e besim për ne se liria e paqja po vinin. Në qershorin e vitit 1999, bashkë e fituam lirinë. Në këtë qershor, 25 vjet pas, jemi bashkë e do të jemi gjithmonë, sepse e përjetshme është mirënjohja për gjeneralin, për ushtarët dhe gjithë popullin amerikan. SHBA-ja dhe miqtë ndërkombëtarë, ata që nuk na braktisën kurrë, janë hisedarët kryesorë të sukseseve në 25 vjet liri dhe 16 vjet pavarësi. Kosova është shtëpi e çdo amerikani” ka shkruar kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …