Enkelejd Alibeaj

Enkelejd Alibej foli rreth zhvillimeve të fundit në kampin opozitar dhe largimin nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike

Deputeti, Enkelejd Alibej ka folur rreth zhvillimeve të fundit në kampin opozitar. Tashmë me vendim gjykate, vula e Partisë Demokratike i takon grupit të demokratëve të udhëhequr nga Sali Berisha. Pikërisht pas marrjes së këtij vendimi, Alibeaj u largua nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. I pyetur nëse largimi erdhi për shkak se një parti e re demokratike do të hapet për zgjedhjet e 2025 Alibeaj u përgjigj. “Nuk është e thjeshtë dhe duhet përgjegjshmëri maksimale për të artikuluar këto ide. Pyetja e parë është a e kërkon sot, momenti politik, një lëvizje, një organizim, një formacion, a e ka publiku nevojën për të ndryshuar? Besoj se është publike tashmë, ka një sërë të dhëna që tregon se publiku shqiptar kërkon një orë e më parë ndryshimin. Sondazhet e tregojnë, mbështetja e madhe e pakushte për SPAK-un e tregon këtë punë.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …