Aidan Hehir: E kam parashikuar një krizë në Kosovë si mënyrë të Rusisë për ta testuar Trumpin

Hulumtuesi britanik, Aidan Hehir, ka publikuar një shkrim lidhur me funksionimin e Gjykatës Speciale e prapaskenat e themelimit

Hulumtuesi britanik, Aidan Hehir, ka publikuar një shkrim në lidhje me funksionimin e Gjykatës Speciale dhe  prapaskenat e themelimit. Në shkrimin e tij, ai ka treguar se Gjykata Speciale u krijua nga Perëndimi me qëllim që t’i qetësonte nacionalistët serbë. Po ashtu, ai ka alarmuar opinionin vendor dhe ndërkombëtar se në rast se dënohet Hashim Thaçi, kjo do të ishte një dhuratë diplomatike për Serbinë, sepse ajo do ta kontestonte pastaj shtetin e Kosovës. Vetë Kosova do të portretizohet si një entitet i paligjshëm i falsifikuar nga “terroristët” dhe “vrasësit”. Kjo do t’i bëjë dëm të madh përpjekjeve të vazhdueshme të Kosovës për të konsoliduar statusin e saj ndërkombëtar. Vetëm për këtë arsye, KSK-së duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje nga populli i Kosovës”, ka shkruar Aidan Hehir. Pas këtij shkrimi ka reaguar edhe ish-ambasadori i Holandës, Robert Bosch. Ai në kohën e krijimit të Gjykatës  ishte ambasador i Holandës në Kosovë. Ai  ka thënë se kjo është një analizë perfekte. Unë isha bashkëfajtor, duke mbrojtur themelimin e gjykatës dhe i thashë Thanit: nëse është gjykatë serioze do të dalësh së shpejti për mungesë provash. Unë gabova, doli të ishte një gjykatë shumë joserioze dhe çfarë është për t’u habitur që askujt në Evropë nuk i intereson”, ka shkruar Robert Bosch.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …