Faton Fetahu: Qeveria propozoi një Byro si institucion politik me qëllim bashkëpunimi me militantët e Vetëvendosjes

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Avokati Faton Fetahu e cilësoi këtë Byro si një institucion politik që kishte për qëllim bashkëpunimin me militantët e një partie politike. Qeveria propozoi një Byro që e quajta politike. Mënyra e zgjedhjes së drejtorit ishte qesharake, pasi nuk kërkohej as Provimi i Jurispudencës, tha Fetahu. Ai theksoi se hetimet do të fillonin në mënyrë anonime dhe nga një zyrtar i thjeshtë i Agjencisë, me një procedurë të bazuar në teorinë e gjasave, duke e cilësuar këtë si një qasje jo kushtetuese që përmbyste parimin e pafajësisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …