Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Në çështjen gjyqësore ndaj Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës u vendos që të zgjatet afati për dorëzimin e dosjeve

Në çështjen gjyqësore  kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalë, qysh më 20 qershor, Gjykatësja e Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e Sabit  Januzit për zgjatje të mëtejshme të afatit për dorëzimin e dosjeve gjyqësore paraprake nga ekipet e Mbrojtjes. Gjykatësja vendosi se dosjet gjyqësore paraprake duhet të dorëzohen vetëm pasi ajo të lëshojë vendimin mbi kërkesën e Prokurorisë për ndryshim të aktakuzës në këtë çështje gjyqësore. Gjykatësja e Procedurës Paraprake urdhëroi që dosjet gjyqësore paraprake të Mbrojtjes të dorëzohen brenda shtatë ditësh nga lëshimi i vendimit mbi kërkesën e Prokurorisë për ndryshim të aktakuzës. Gjykatësja e Procedurës Paraprake vendosi gjithashtu se data paraprake për t’ia kaluar dosjen gjyqësore trupit gjykues do të caktohet 14 ditë pas vendimit mbi kërkesën e prokurorisë”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Shqipëria në BE në vitin 2030

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ngritur sërish pragun e optimizmit europian, këtë herë nga …