Edi Rama

Edi Rama: Të keqpërdorësh uniformën e mjekut për të nxjerrë para me gjakun e të sëmurëve, është krim kundër njerëzimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi  se ta keqpërdorësh uniformën e mjekut për të nxjerrë para me gjakun e të sëmurëve është krim kundër të gjithë njerëzimit. Në një takim me drejtuesit e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Rama pas ngjarjes tek Onkologjiku, Rama e cilësoi atë moment shumë të errët që krijoi për të gjithë komunitetin e bluzave të bardha dalja në dritë e veprimtarisë kriminale e disa individëve. Ai iu referua fjalëve të njërit prej heronjve të shëndetësisë shqiptare, profesor Besim Elezit, ditën e hapjes së spitalit ultramodern të sëmundjeve të Brendshme: “As në ëndërr nuk e kishim parë dot një spital me këto kushte dhe ky spital nuk ka asgjë më pak se sa spitalet më të mirë të Evropës”. Besim Elezi dhe si vëllezërit e gjeneratës së tij i dhanë jetë një shëndetësie heroike në kushtet më minimale, në një spital që s’kishte më shumë sesa pastërtinë dhe mjete te spitalit të mesjetës në Francë apo gjetkë në ato pak qendra të zhvilluara të Evropës së asokohe”, u shpreh Rama. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …