Kaja Kallas

Johanna Deimel: Kaja Kallas do të përballet me detyra të vështira në fazën e negociatave për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Analistja e pavarur gjermane, Johanna Daimel, njohëse e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore ka deklaruar se politikania estoneze, Kaja Kallas do të përballet me detyra të vështira në fazën tjetër të negociatave për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, kur në vjeshtë do të zëvendësojë spanjollin, Josep Borrell si Përfaqësues i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Zonja Kallas pritet të udhëheqë Dialogun e Brukselit për Kosovën në nivelin më të lartë politik, siç bëri Borrell, por besohet se do të emërohet një Përfaqësues i ri Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, pasi që mandati i Miroslav Lajçakut skadon në janar 2025. Në samitin e javës së kaluar, liderët e BE ranë dakord që Kaja Kallas, kryeministrja e Estonisë, do të emërohej si kryediplomatja e BE-së, ndërsa Ursula von der Leyen u emërua për një mandat të dytë si Presidente e Komisionit Evropian dhe Antonio Costa si President i Këshilli Evropian. Kaja Kallas u tha gazetarëve  se ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për të siguruar që Evropa të jetë një partner efektiv global dhe që qytetarët tanë të mbeten të lirë, të sigurt dhe të begatë”, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …