leoni

Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Paris Guri, kritikon Ministrinë e Kulturës, për shpërdorim të fondeve publike

Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Paris Guri, akuzoi Ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku, për shpërdorim të fondeve publike. Guri ka bërë të ditur se Ministria e Kulturës se ka dhënë 255 mijë euro për organizatën që dikur drejtohej nga vëllai i Çekut, duke e vlerësuar këtë si një rast flagrant të konfliktit të interesit. Situata e krijuar shqetëson të gjithë qytetarët e Kosovës. Si mund të arsyetohet një ministër që i jep 255 mijë euro një organizate ku vëllai i tij ka qenë drejtor? Ministria i ka ndarë rreth 200 mijë euro organizatës që vetë ministri e ka themeluar. “Një ministër që i jep 268 mijë euro burrit të këshilltares së kryeministrit dhe 255 mijë euro motrës së deputetit Artan Abrashi. Kjo do të thotë mbi gjysmë milion euro të shpërndarë në klikat e Vetëvendosjes, që kanë shkaktuar shumë moralizim në këto vite. Si mund të arsyetohet ky veprim? Si mund të quhet kjo ndryshe përveçse shpërdorim i fondit publik? Çeku, nuk është  më Hajrullah,  por Hajnrullah”, ka shtuar Guri.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lejon Prokurorinë të zbulojë materiale shtesë në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë kanë miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të …