IKD: Vetëm 15% e agjendës legjislative realizohet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 dhe ky niveli më i ulët i Qeverisë Kurti

Sipas raportit të Institutit të Kosovës për Drejtësi, vetëm 15% e agjendës legjislative është realizuar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, Sipas drejtorit të Institutit, Naim Jakaj, kjo përfaqëson nivelin më të ulët të arritur ndonjëherë nga Qeveria Kurti, e cila prej shkurtit 2021 ka arritur përqindje më të larta në secilin gjashtëmujor të mëparshëm. Në raport thuhet se Qeveria kishte planifikuar miratimin e 52 projektligjeve deri në qershor, por vetëm 8 prej tyre u miratuan. Përveç këtyre, Qeveria miratoi edhe 10 marrëveshje ndërkombëtare që nuk ishin planifikuar për këtë periudhë. Shpejtësi tregoi në miratimin e dy projektligjeve të planifikuara për muajt e fundit të vitit: Projektligji për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore dhe Projektligji për Provimin e Maturës Shtetërore.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …