Mbyllet Gjykata Ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë në Hagë të Holandës

Gjykata Speciale, ka bërë të ditur se në vazhdim të gjykimit, në Hagë, do të paraqitet një dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë

Gjykata Speciale, në Hagë, ka bërë të ditur se dëshmitari i mbrojtur me shifrën e koduar  është dëshmitari i radhës i Prokurorisë dhe dëshmia e tij do të bëhet përmes një video lidhjeje. Në njoftimin e Gjykatës thuhet se sipas asaj çfarë ka ofruar Prokuroria në Gjykatë, dëshmitari  dhe të afërmit e tij kanë qenë përkrahës të LDK-së. Në vitin 1998, thuhet se pjesëtarët e UÇK-së rrëmbyen të afërmin e dëshmitarit, trupi i të cilit u gjet më vonë. Po atë  vit, dëshmitari thotë se ishte  ndaluar dhe  keqtrajtuar. Ndërkohë  bëhet e ditur  se dëshmia e Bislim Zyrapit ende nuk ka përfunduar dhe planifikohet të vazhdojë të hënën, më 8 korrik në orën 9:00.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …