Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj u shpreh se Beteja e Loxhës, më 6 korrik 1998, shënon njërin nga kapitujt kulmorë të luftës sonë për liri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, komandanti i Dukagjinit gjatë luftës së UÇK-së Ramush Haradinaj, ka thënë se 28 vjet më parë,  Loxha me rrethinë me vendosmëri dhe guxim armikut i dha përgjigjen e merituar. Beteja e Loxhës më 6 korrik 1998 shënon një nga kapitujt kulmor të luftës për liri. Duke kujtuar sot përpjekjet e paepura të luftëtarëve dhe vullnetin e madh për çlirim, përulemi me nderim para dëshmorëve që u përjetësuan në themelet e lirisë; Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli e Xhavit Qufaj. Flijimi i tyre u bë gurthemel i shtetit të Kosovës, ka thënë  Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …