Ministri Reçica thotë se veteranët e luftës së UÇK do të kenë të drejtë pune ne sektorin privat

Reçica: Qeveria Kurti nuk ka bërë pothuajse asnjë punë që do ta përmirësonte mirëqenien e qytetarëve të Kosovës

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në qeverinë paraprake Skënder Reçica, ka vlerësuar se Qeveria Kurti nuk ka bërë pothuajse asnjë punë që do ta përmirësonte mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Ai ka theksuar më tutje se edhe shkrirja  e Ministrisë së Punëve dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), shpërndarja e saj në dy-tri ministri tjera tregon sa ka qenë e përkushtuar kjo qeveri në trajtimin dhe adresimin e problemeve të cilat prekin mirëqenien e qytetarëve. “Po flasim për një qeveri që e ka pasur shumicën parlamentare dhe në një rrethanë çfarë këta e kanë operu, çfarë kanë qeverisë me vendin nuk është dashur shumë diskutime të bëhen për temat. Nuk është dashtë të bëhet madje kompromisi, sepse ne e dimë që në demokraci, nëse s’e ke shumicën parlamentare, temat që ti dëshiron t’i shtysh në parlament, në njërën mënyrë apo tjetër duhet ta gjesh një kompromis edhe me partnerët e tjerë. Këta nuk kanë pasur nevojë, sepse e kanë pasur shumicën parlamentare” ka thënë mes tjerash, ish ministri, Skënder Reçica.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …