Ricardo Gutierrez: Një ditë e zezë për Lirinë e Medias dhe Demokracinë në Kosovë

Ricardo Gutierrez: Një ditë e zezë për Lirinë e Medias dhe Demokracinë në Kosovë

Sekretari i përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez e ka quajtur ditë të zezë për lirinë e mediave, pasi Kuvendi i Kosovës e miratoi ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave,  i cili mes tjerash parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro. Parlamenti sapo miratoi ligjin për media (Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave) pavarësisht këshillave nga KiE, BE, OSBE dhe EFJ për të mos bërë kështu. Sot është një ditë e zezë për Lirinë e Medias dhe Demokracinë në Kosovë. Partitë politike opozitare e bojkotuan seancën, shkroi Gutierrez.

Kontrolloni gjithashtu

“Shqiptarët për Amerikën” kërkojnë nisjen e Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA

Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka bërë thirrje për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve …