Gjatë një ceremonie të mbajtur në sallën e kuqe në Prishtinë, organizatorët shpalosen programin politik, ku u përurua edhe libri “Platforma për Shqipëri të Bashkuar” , libër ky i cili parasheh bashkimin e trojeve shqiptare. Ideatori i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, autori i librit, Tahir Veliu tha se në jemi një komb dhe duhet të kemi një qeveri, një shtet dhe një gjuhë, si dhe paraqiti nevojën për t’i bërë ballë shtypjes, asimilimit dhe heshtjes së trojeve shqiptare. Historiani, Hakif Bajrami tha se mos prezenca e politikanëve as nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia në këtë ceremoni, tregon se nuk jemi të gatshëm për Bashkim kombëtar. Frashër Racaj konsulent i autorit tha se libri “Platforma për Shqipëri të Bashkuar” parasheh bashkimin e trojeve shqiptare në modelin klasik, dhe mohon fuqishëm idenë e bashkimit ose integrimit të shqiptarëve në Bashkimin Evropian. Në fund në krye të kësaj lëvizje u emërua vet ideatori i saj, Tahir Veliu.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …