Kryetari Ramosaj ka pritur në takim drejtoreshën e Aktivitetit të USAID-it “Qeverisja e Pronës”, znj. Jennifer Ober

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim drejtoreshën e Aktivitetit të USAID-it “Qeverisja e Pronës”, znj. Jennifer Ober dhe dy specialistët e këtij aktiviteti, znj. Maria Berishaj dhe z. Ramadan Klisurica, të cilët e informuan rreth projektit dhe biseduan për mundësitë e bashkëpunimit. Aktiviteti “Qeverisja e Pronës”, ka për qëllim përmirësimin e sistemit të të drejtave pronësore në Kosovë, në mënyrë që të ulet korrupsioni, fuqizimin e grave dhe përmirësimin e të drejtave formale të pronës dhe investimet në patundshmëri. Së shpejti do të nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi për zbatimin e përbashkët të këtij aktiviteti.

May be an image of 8 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj priti në takim Presim Ferataj, Zëvendëskomandant i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it

Kryetari i Komunës, së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin, z.Sami Cacaj sot pritën …