Krytari Ramosaj pret në takim z. Maurizio Davoli – President i AITR

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, së bashku me drejtorin e Zhvillimit Ekonomik, z. Isuf Demhasaj, kanë pritur në takim z. Giuseppe La Carrubba – përfaqësues i OJQ Appennino Slow, z. Maurizio Davoli – President i AITR (Shoqata Italiane për Turizmin e Qëndrueshëm) dhe z. Filippo Vigani – Koordinator i projektit NaturKosovo, me të cilët biseduan në lidhje me projektin NaturKosovo, për arritjet e deritanishme si dhe objektivat që synojnë t’i arrijnë, po ashtu ndikimin që ka pasur ky projekt në zhvillimin e Komunës së Deçanit. Qëllimi është që shtegu ndërkombëtar Via Dinarica të fuqizohet dhe të lidhet me bizneset, bujtinat dhe akterët e tjerë të turizmit përgjatë vijës së saj. Ne jemi të hapur për çdo ide që sjell të mira për lokalitetin e këtyre zonave, me interes që turizmi të avancohet në nivelin e rritjes që meriton, u shpreh kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi ofron mbështetje për gratë në sektorin e bujqësisë, në punët artizanale në politikë e vendimmarrje

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka takuar gra nga pjesë të ndryshme …