80 palestinezë janë vrarë dhe 216 janë plagosur si pasojë e sulmeve të ushtrisë izraelite, mbi popullatën civile, në Rripin e Gazës

80 palestinezë janë vrarë dhe 216 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu. Në deklaratën e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet që Izraeli po kryen në Rripin e Gazës prej 283 ditësh. Mësohet se 80 palestinezë të tjerë u vranë dhe 216 u plagosën në sulmet e ushtrisë izraelite në pjesë të ndryshme të Gazës në 24 orët e fundit. Të paktën 22 palestinezë u vranë dhe 102 u plagosën në sulmin e djeshëm nga forcat izraelite në shkollën e lidhur me Agjencinë e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt në kampin e refugjatëve Nusairat në pjesën qendrore të Gazës. Në deklaratë thuhet se disa nga të sulmuarit janë ende nën rrënoja ndërsa theksohet se ekipet e ambulancës dhe të Mbrojtjes Civile në Gaza nuk kanë mundur të arrijnë tek këta persona. Ndërkaq numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e vazhdueshme izraelite në Gaza që nga 7 tetori 2023 është rritur në 38.664 ndërsa numri i të plagosurve në 89.097.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …