Ambasada amerikane në Tiranë përgëzon Altin Dumanin për zgjedhjen në postin e Kryeprokurorit të ardhshëm të SPAK-ut.

Altin Dumani: Qytetet me numrin e madh të vrasjeve janë Durrësi, Fushë-Kruja, Fieri, Vlora, Shkodra dhe Elbasani

Kreu i Prokurori i SPAK-ut në Shqipëri,  Altin Dumani, ka treguar se qytetet më problematike sa i përket numrit të vrasjeve janë Durrësi, Fushë-Kruja, Fieri, Vlora, Shkodra dhe Elbasani. Dumani tregoi gjithashtu se trafiku i narkotikëve është problematik në qytetet si Durrësi, Vlora, Gjirokastra, Fieri dhe Kurbini.Ai deklaroi  se grupet kriminale shqiptare në mbarë botën janë sofistikuar dhe kanë marrë pozicion dominues edhe në tregtinë e kokainës.  Lidhur me tipologjinë, hetimet e 2023 tregojnë se grupet kriminale janë sofistikuar në trafikun e drogërave të forta dhe duke pasur pozicion dominues edhe në trafikun e kokainës. Duhet cilësuar si shqetësim edhe veprimtaria e grupeve kriminale që operojnë përmes call centerave, duke mashtruar shtetasit e BE.  Analiza e tregjeve kriminale në Shqipëri tregon një situatë shqetësuese në qytete si Vlora, Fieri, Elbasni, Tirana, Durrësi, Gjirokastra, Shkodra, Kurbini dhe Fushë-Kruja. Në Tiranë dhe qytetet bregdetare grupet merren kryesisht me pastrimin e parave, ndërsa trafiku i narkotikëve është shfaqur problematik në Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Kurbin. Vrasjet dhe tentativat për vrasje janë më të shpeshta në Durrës, Fushë-Krujë, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan. Në Fushë-Krujë është e pranishme tregtia e armëve, lëndëve shpërthyese dhe makinave të vjedhura që përdoren në ngjarje kriminale”, tha Dumani. (DITA)

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …