Me përplasje e ofendime është mbajtur mbledhja e Komisionit Hetimor lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës

Me përplasje e ofendime është mbajtur mbledhja e Komisionit Hetimor lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës

Me përplasje të ashpra dhe ofendime është mbajtur mbledhja e Komisionit Hetimor lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Anëtarët e komisionit nga radhët e pozitës dhe opozitës nuk u pajtuan për listën e dëshmitarëve dhe renditjen e tyre. Derisa deputetët e pushtetit prezantuan listën e tyre, të njëjtën e paraqitën edhe opozitarët si dhe u prezantua një listë nga ekspertët. Pozita kërkoi që hetimi të zhvillohet prej vitit 2011 deri në vitin 2023, ndërkaq sipas opozitarëve fokusi duhet të jenë në periudhën 2021-2023, gjatë qeverisjes aktuale. Anëtarët e komisionit nuk lëvizën nga pozicionet e tyre dhe lista nuk u hodh në votim fare, mirëpo përplasjet dhe ofendimet mes anëtarëve të komisionit nuk munguan.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …