Shuma e buxhetit për blerjen e teksteve e mjeteve mësimore gjatë vitit shkollor 2022-2023, ishte mbi 11 milionë euro. Kështu u tha në komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore

Shuma e buxhetit të vendit për blerjen e teksteve e mjeteve mësimore gjatë vitit shkollor 2022-2023, ishte mbi 11 milionë euro

Shuma  e buxhetit për blerjen e teksteve e mjeteve mësimore gjatë vitit shkollor 2022-2023, ishte mbi 11 milionë euro. Kështu u tha në komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor, ku deputetët thanë se ka ende familjarë që ka marrë pagesat, derisa ministrja e Arsimit nuk kishte informata. Nagavci ka thënë se për ciklin e klasave 1-5, familjet blerja e teksteve shkollore ishte 5 milionë euro, ku përfitues janë mbi 115 mijë prindër pagesa të realizuara. Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka pyetur ministren se a është bërë kompletimi i furnizimit me datë të saktë i shkollave dhe nxënësve me tekste shkollore. Dreshaj ka ankesa se në komunën e Gjakovës disa qytetarë ende nuk i kanë marrë subvencionet për tekste.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …