Olivier Guerot: Themelet e dialogut Kosovë-Serbi mbeten të pandryshuara, Asociacioni prioritet për Kosovën

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka theksuar se themelet e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të mbeten të pandryshuara, pavarësisht ndryshimeve të mundshme pas zgjedhjeve në BE. Ai ka vënë në dukje se marrëveshja bazë e shkurtit të vitit 2023 është themeli i dialogut dhe se të dyja palët duhet të përmbushin obligimet. Një nga detyrimet kryesore për Kosovën, sipas Guerot, është formimi i Asociacionit, që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Ambasadori ka kërkuar hapa të mëtejshëm nga Qeveria e Kosovës, duke përfshirë dërgimin e projekt-statutit në Gjykatën Kushtetuese, për të përmirësuar të ardhmen e rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Ushtria e Kosovës pritet të themelohet brenda këtij viti

Sot është 7 vjetori i krijimit të Ushtrisë së Kosovës

7 vite më parë (14 dhjetor 2018) , me 106 vota Pro dhe një Abstenim, …